Flash News

KRYESORE

Opozita parlamentare tre kushte maxhorancës për Reformën Zgjedhore: Nuk na lëkund asnjë pazar nëpër rezidenca ambasadash

Tre grupet parlamentare të opozitës në Kuvend, i janë drejtuar sot me një letër publike kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Në letrën e tyre ata paraqesin tre kërkesa lidhur me Reformën Zgjedhore ku nënvizojnë se nuk do të votojnë  asnjë ndryshim për reformën zgjedhore, nëse nuk plotësohen këto kërkesa:

  1. listat e hapura, 2. rekomandimet e OSBE-ODIHR për administratën zgjedhore, 3. vota e emigrantëve.

Në letër gjithashtu shkruhet se marrëveshja është një pazar i arritur jashtë Parlamentit dhe nuk duhet të bëhet asnjë hap më tutje për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Në fund letra mbyllet me qëndrimin: Nuk ka asnjë  “ institucion” hibrid e jo ligjor dhe asnjë pazar nëpër bodrume apo rezidenca ambasadash që na lëkund nga këto kërkesa.

Më poshtë letra e plotë

Sot në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës i kemi dërguar kërkesë zyrtare kryetarit të PS Z. Rama dhe kryetarit të Kuvendit Z Ruçi për të diskutuar rreth Reforms Zgjedhore.

Ne jemi të vendosur për të mos votuar asnjë pazar të këshillit politik që nuk ka lidhje me reformën zgjedhore por është noterizim i pazarit të 21 prillit 2008 dhe që lë në fuqi këtë ligj që kemi prej 12 vitesh.

Hipokrizia që kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND

Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i cdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET

LISTAT E HAPURA

RREKOMANDIMET E OSBE-ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE JO POLITIKE

VOTA E EMIGRANTEVE

JANE KERKESAT TONA TE PRERA

NUK KA ASNJE “ institucion” HIBRID E JO LIGJOR DHE ASNJE PAZAR NEPER BODRUME APO REZIDENCA AMBASADASH QE NA LEKUND NGA KETO KERKESA

 

Të fundit