Flash News

KRYESORE

Opozita për lista 100% të hapura, Meta: Akt historik; Gjiknuri i paralajmëron: Sfidat janë të mëdha

Opozita për lista 100% të hapura, Meta: Akt historik; Gjiknuri i

Këshilli Politik u mblodh sërish sot pasdite për të dikustuar mbi ndryshimet kushtetuese.

Opozita jashtëparlamentare ka kërkuar që të hapen listat zgjedhore 100% dhe të mos preket formula e koalicioneve dhe mënyra e shpërndarjes së mandateve.

Nismën e PD, presidenti Meta e quajti si një akt historik dhe shtoi se Basha po shlyen gabimin e hershëm të PD-së për mbyllje të listave.

Menjëherë pas këtij propozimi deputetja Rudina Hajdari doli e lumtur nga mbledhja e Këshillit Politik. Hajdari tha se listat e hapura tashmë janë një realitet i ri në Shqipëri.

Ndërsa përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri e theksoi qartë qartë qëndrimin e tij, duke mbështetur nismën e opozitës së bashkuar për hapjen e listave, por paralajmëroi se kjo sjell pas sfida. Për Gjiknurin  është një gjë e mirë që opozita u rikthye në tryezë, por koha nuk mund të kthehet pas sa herë të dojë PD.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi tha se maxhoranca ka refuzuar të diskutojë për propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen 100% të listave, si dhe mosndryshimin e formulës për koalicionet.

Bylykbashi theksoi se kryeministri Rama “dashurinë e fundit për lista e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore”.

Të fundit