Flash News

KRYESORE

Opozita përgatitet për aksionin e vjeshtës, nisin takimet në selinë blu

Opozita përgatitet për aksionin e vjeshtës, nisin takimet në

Opozita ka startuar me aksionin politik. Nga sot, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë, në orën 18:00, gjithë të deleguarit e PD në qarqe.

Ndërkohë mësohet se ditën e enjte në orën 13:00, kreu i demokratëve do të zhvillojë një takim me aleatët e tij.

PD ka paralajmëruar protesta masive në shtator, por nuk ka bërë me dije një plan konkret. Dje, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho deklaroi se në ditët dhe javët e ardhshme protestat do të intensifikohen edhe më shumë dhe se opozita bashkë me qytetarët është gati për çdo sakrificë që mundëson zgjedhje të lira në vend.

Vendi është në një krizë të thellë politike, ku nga njëra anë opozita nuk pranon të dialojë me Edi Ramen kryeminister, ndersa mahzoranca nuk ka bërë asnjë tentative për tu ulur në tryezë.

Të fundit