Flash News

KRYESORE

Opozita sot në Vlorë, dy deputetë të LSI në Kuvend: Jemi në limite dhe rrezikojmë

Opozita sot në Vlorë, dy deputetë të LSI në Kuvend:

Ndërsa opozita ka planifikuar që paralelisht me seancën parlamentare të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Vlorë, dy deputetë të LSI nuk do të jenë prezentë.

Lajmin e konfirmon vetë LSI dhe bëhet fjalë për deputetët Lefter Koka dhe Vangjel Tavo.

Sipas njoftimit të LSI, dy deputetët do të jenë të pranishëm vetëm për procedurë, pasi rrezikonin të djegin mandatet.

“Sot në Kuvend do marrin pjesë dy deputetët e LSI-së Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Ata do të jenë vetëm për procedurë, pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mos prezencës në sallë. Pra do jenë sot në Parlament për të shmangur djegien e mandateve dhe pas kësaj do të rilënë sallën menjëherë. Tavo dhe Koka kane munguar për arsye familjare”, njofton LSI.

Të fundit