Flash News

KRYESORE

Opozita s’u ftua në takimin Shqipëri-BE, Pollo rendit arsyet: nga Bajrajt te degradimi politik i mazhorancës

Opozita s’u ftua në takimin Shqipëri-BE, Pollo rendit arsyet:

Mungesa e ftesës nga mazhoranca për opozitën në takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit në Brukel është komentuar nga kreu i Komisionit Europian, Genc Pollo.

Pollo thekson se qeveria prishi traditën pozitive të përfaqësimit në organet e BE-së, duke shtuar se ky gjest vjen jo vetëm nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit por edhe si shenjë e degradimit politik të qeverisë.

“Ky gjest nuk eshte vetem frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu”, thekson Pollo.

Reagimi i plotë i Pollos: 

Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësimit bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim evropian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetem me zyrtare si Bushati e te tjerë por pa kryetarin e e ketij komisioni për integrimin europian, te cilit nuk ju dërgua ftesë.

Që në vitin 2011 Qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian. Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorance-opozite te antarësimit te vendit ne BE u kthye në tradite deri në nëntor 2017.

Ky gjest nuk eshte vetem frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.

Të fundit