Flash News

KRYESORE

Opozita do të mbajë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatit të Popullit

Opozita do të mbajë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Opozita do të mbajë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatit të Popullit. Ministrat teknikë u dorëhoqën, por një gjë e tillë nuk do të pasohet nga kreu i KQZ-së, Klement Zguri dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në fund të mandatit të tyre.

Ky vendim është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Një gjë të tillë e konfirmon për “GSH” sekretari organizativ i PD-së, Enno Bozdo sipas të cilit zgjedhja e Zgurit dhe e Ballancës është bërë mbi bazën e marrëveshjes dypalëshe PS-PD dhe në zbatim të procedurës ligjore. Zyrtari i lartë i PD-së shpreson që Rama t’i përmbahet marrëveshjes së bërë me z.Basha.

“Kreu i KQZ-së dhe Avokati i Popullit janë zgjedhur në respektim të normave dhe procedurës ligjore. Pra, procesi i zgjedhjes ka qenë më se i rregullt, në respekt të ligjit dhe Kushtetutës. A do ta respektojë këtë vullnet Edi Rama edhe më tej? Në maj u zotua se do ta respektojë, por ai i ha lehtësisht fjalët e tij, pa e zënë meraku aspak. Por nuk e di çfarë do të ndodhë? Koha do ta tregojë!”, shprehet Bozdo.

Të fundit