Flash News

KRYESORE

Opozita thirrje për mosbindje civile, Eurodeputeti Fleckenstein takim me Bashën në selinë e PD-së

Opozita thirrje për mosbindje civile, Eurodeputeti Fleckenstein takim me

Eurodeputeti  Knut Fleckenstein dhe kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillojnë një takim në zyrat e selisë së Partisë Demokratike.

Ky  takim vjen pas paralajmërimit të opozitës për mosbindjen civile dhe pak para protestave që do të mbahen ditën e nesërme nga Veriu në Jug.

Në  mbledhjen e opozitës së bashkuar ditën e sotme është vendosur që të bllokohen këto akse kryesore: Rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen; Rrethrrotullimi në Çerme për Jugun;  Rrethrrotullimi Milot për Veriun;në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

Kujtojmë që gjykata la në burg 11 të arrestuarit në protestën e “Rrugës së Kombit” të shtunën që kaloi.

Të fundit