Flash News

KRYESORE

Opozita thyen bojkotin, ulet në tryezë me mazhorancën, ambasada e SHBA mesazh Lulzim Bashës

Opozita thyen bojkotin, ulet në tryezë me mazhorancën, ambasada e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas vendimit të opozitës së bashkuar për t’u ulur në një tryezë me mazhorancën dhe opozitën parlamentare, të inicuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore.

Pjesëmarrja ishte në nivel ekspertësh, ndërsa ambasada e SHBA e ka përshëndetur vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha për t’u bërë pjesë e tryezës gjithëpërfshirëse, që kur opozita bojkotoi parlamentin në shkurt të këtij viti.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votës. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”, shkruan ambasada e SHBA.

Të fundit