Flash News

KRYESORE

“Opozita u shfaq në momentin e duhur”, Bledian Koka: Me siguri Edi Rama ka kërcitur dhëmbët, e ka përplasur duart mbi tryezë

“Opozita u shfaq në momentin e duhur”, Bledian Koka: Me siguri

Mbledhjen e opozitës në Shkodër për të dhënë një mesazh të qartë kundër krimit të lidhur me politikën, gazetari Bledian Koka e konsideron një akt të thjeshtë politik që mjaftoi për t’i mbyllur gojën kryeministrit Edi Rama.

“Mjaftoi një akt i thjeshtë politik, ndryshe nga skenari i njohur i vjershërimeve bajate në seancë plenare, që opozita të shkundë nga vendi Edi Ramën dhe t’ia mbyllë gojën për një ditë, qoftë edhe për njëherë të vetme, qoftë edhe për një seancë. Sot Edi Rama me shumë gjasë kishte bërë gati fjalërimin e tij të zakonshëm të mbushur ku me batutat, ku me provokime, ku me ftesa e ku me kunja për opozitën, por skenari dështoi”, shkruan Koka.

Gazetari thekson se opozita është shfaqur në momentin e duhur, ndërsa kryeministri Rama kur ka mësuar për vendimin e PD dhe LSI, me siguri ka kërcitur dhëmbët dhe ka përplasuar duart mbi tryezë.

“Opozita, ajo që duhet me mbjell shpresën në një vend të gremisur në honet e errësirës që buron prej mjerimit Migjenian (në Shkodër, termi merr vlerën maksimale) u shfaq në momentin e duhur. Të gjithë u ndjemë të befasuar, pse jo dhe disi të kënaqur kur u njoftua se fronti opozitar nuk do të blegërinte në parlament, por do të hungërinte në Shkodër. Me siguri Edi Rama kur ka mësuar për vendimin ka kërcitur dhëmbët, e ka përplasur duart mbi tryezë”, thotë Bledian Koka.

Sipas Kokës, “sot fjala e opozitës e thënë në vendin e duhur, sigurisht që nuk e theu kockën e qeverisë, por disi e lehtësoi dhimbjen e thikës së krimit të ngulur në ashtin e qytetarëve me lejen e kryeqeveritarit memec për një ditë.”

Dritan Hila për mbledhjen e opozitës në Shkodër: Ishte akt i nevojshëm; qyteti ka dalë jashtë kontrollit

Të fundit