Flash News

KRYESORE

Opozita zhvendos mbledhjen, Basha flet me emra: Kush e drejton krimin në Elbasan

Opozita zhvendos mbledhjen, Basha flet me emra: Kush e drejton krimin në

Opozita ka bojkotuar për herë të dytë Kuvendin dhe këtë herë e ka zhvendosur mbledhjen e saj në Elbasan.

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij duke thënë se krimi në këtë qytet drejtohet nga tre emra, Qazim Sejdini, kryebashkiaku aktual, deputeti i PS, Taulant Balla dhe nga bandat e Çelës dhe Sanxhaktarët.

“Vitin e kaluar treguan se kush sundon në këtë qytet, kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore. Tregojnë se marrëdhënia e Ramës me kriminelët kanë evoluar. pra, kemi një kryeministër kukull në duart e krimit. Vetëm pas denoncimit të opozitës zbarkuan forca e policisë, vetëm disa orë pas mesazheve tona, por rezultati ishte zero”, u shpreh Basha nga Elbasani.

Të fundit