Flash News

KRYESORE

Opozitarizmi në emision, Edi Rama hakmerret ndaj Artur Zhejit

Opozitarizmi në emision, Edi Rama hakmerret ndaj Artur Zhejit

Emisioni ‘360Gradë’ që transmetohet në Ora News ka një linjë shpesh herë të ashpër ndaj Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndonëse mund të konsiderohet ende i ri në tregun televiziv shqiptar, ky emision ka arritur të sigurojë audiencë të konsiderueshme  dhe kjo mesa duket ka shqetësuar kryeministrin.

Për shumë javë me radhë, në studion e Zhejit nuk shfaqen zyrtarë dhe politikanë të Partisë Socialiste, ndonëse në fillim të sezonit kjo parti përfaqësohej me dy njerëz të saj, kryesisht deputetë.

Por ajo që bën përshtypje është edhe mungesa e analistëve të majtë në emisionin ‘360 gradë’, të cilët në studiot e tjera mbrojnë hapur punën e qeverisë dhe justifikojnë skandalet ku disa ministra janë përfshirë.

Me një sjellje të ngjashme të Partisë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama është përballur disa vite më parë edhe emisioni ‘Opinon’ që drejtohet nga Blendi Fevziu.

Të fundit