Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alban Daci
Dilemë e madhe e krejt absurde, “opozitë e re” dhe “opozitë e vjetër”?! Sa opozita ka Shqipëria, sot? Disa kanë iluzionin, se PD është në grahmat e fundit e mezi presin t'i japin goditjen finale. Disa të tjerë akoma më naivë se këta, por më të ligj e më të tinëzarë, nga frika se PD po rritet, duan të krijojnë një tymnajë, se PD ka mbaruar punë!
Si të parët, dhe të dytët, herë me besim e herë me qëllime tinëzare po luajnë kartën e "Opozitës së re" dhe "Opozitës së vjetër". Mes tyre ka edhe disa analistë të rrjedhur nga trutë, të braktisur nga politika dhe pa lekë në xhep nga tranzicioni, dikur pishtarë të shtirur të PD e sot shkruajnë, se "Opozita e re", qenka zgjidhja dhe të vjetërit paskan përfunduar politikanë pa vlerë, se janë jashtë Parlamentit.
Para se të analizojmë se sa opozita ka Shqipëria, duhet të analizojmë e të shtjellojmë pak termin të "ri". Në Parlament ka qëndruar Koka. A është i ri apo i vjetër Koka? Po Roshi dhe Alimadhi? Ai është në politikë një ndër më të vjetërit dhe s'ka asgjë të re. Në "Opozitën e re" është Gjoni edhe ai shumë i vjetër tek LSI. Mora vetëm këto shembuj për të kuptuar se në "Opozitën e Re", nuk ka asgjë të re. Së dyti, "Opozita e Re" nuk është prodhim i subjekteve të reja politike, por të listave shumëemërore të PD dhe LSI, e disa prej tyre janë militantë prej vitesh të këtyre partive që në fillim të viteve '90.
Të kthehemi në argumentin se a ka opozitë “të re” apo “të vjetër”?
Unë mendoj e besoj se ka vetëm një opozitë dhe është pikërisht ajo që ka braktisur parlamentin. Të tjerët janë shtojca të politikës, me jetën e tyre më të shkurtër parlamentare për të mos u kthyer më kurrë aty.
A ka marrë fund PD?
Së pari PD, vazhdon të mbetet partia më e madhe në opozitë, me struktura e me forume drejtuese që funksionojnë rregullisht e marrin vendime në kushte normale organizimi.
Së dyti, PD sipas sondazheve, po ringrihet fuqishëm, duke mbetur alternativa e vetme qeverisëse në vend.
Së treti, opozita nuk krijohet dhe eliminohet me ndihmë nga pushteti ose ndërkombëtarët. Opozita krijohet dhe eliminohet vetëm me votën e qytetarëve. Iluzioni apo dëshira, se PD nuk ekziston më dhe tentativat e pushtetit për të stisur një “opozitë të re” me lejet e komandës së pozitës, e bëjnë akoma më të fortë PD-në, si një alternativë reale për të qeverisur.
Së katërti, nuk jam për krijime subjekteve të reja politike? Shqipëria ka prodhuar parti pafund e në fakt kaq e vogël sa është kjo Shqipëri, do të ishte perfekte të kishte vetëm bipolarizëm. Kemi pasur histori të krijimit të subjekteve djathtas me principin "Për inat të vjehrrës, shkoj me mullixhiun". Por, në fund, janë rikthyer tek PD apo janë asimiluar me kalimin e kohës.
Pse nuk ka nevojë për subjekte të reja djathtas?
Ka dy teori në lidhje me lidershipin, nëse ai lind lider apo bëhet rrugës. Nuk besoj se këta që po bëjnë “opozitën e re” të kenë lindur lider dhe as nuk janë bërë lider gjatë rrugës. Nuk besoj as se kanë ndonjë element lidershipi, si karizma apo oratoria.
Megjithatë, disa të dështuar dhe të papunë, nostalgjikë për mbiemrin e dikujt po tentojnë ta përdorin me shpresë për t’u rikthyer përsëri në politikë dhe vendimmarrje.
Duhet të rikujtojmë që Blushi nuk mori asnjë mandat dhe ai në plan lidershipi për të gjitha cilësitë individuale, qëndron shumë më lart se ndonjë që ka marrë përsipër të drejtojë grupe parlamentare” të reja”. Atëherë, këta drejtues të opozitës “së re” kanë dy rrugë: ose të bëhen patericë e Bashës, ose e Ramës, duke mos realizuar opsionin për të qeverisur të vetëm.
Në këto rrethana, pse demokratët duhet të votojnë këta të ashtuquajtur drejtues “të rinj”, kur mund të votojnë direkt Bashën, e po ashtu pse socialistët duhet të votojnë këta, kur edhe ata mund të votojnë Ramën.
Esenca e analizës: Dyshojmë se këto lloj opozitash mund të jenë një shtojcë për një copë tortë pushteti, për të ringjallur disa të konsumuar politikë, që për inate të vjehrrës, shkojnë me mullixhiun.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38