Flash News

KRYESORE

Ora 17 mijë euro e shoferit të Xhafajt dhe 5 njerëzit që shoqëruan Tahirin në Mal të Zi, detajet e reja që bëri publike Basha

Ora 17 mijë euro e shoferit të Xhafajt dhe 5 njerëzit që

Në daljen e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli gjatë sa i takon propozimit të opozitës për vetingun në politikë.

Në komunikimin para gazetarëve, kreu i PD-së zbardhi detaje të reja sa i takon dy çështjeve, vetëvrasjes së shoferit të Fatmir Xhafajt, ngjarje e ndodhur kohë më parë, dhe udhëtimi i Saimir Tahirit në Mal të Zi.

Sa i takon vetëvrasjes së shoferit të Xhafajt, i cili u gjet i pajetë brenda në makinë, Basha tha se kishte në dorë një orë që kushtonte 17 mijë euro.

“Fatmir Xhafaj vazhdon të mbetet Ministër i Brendshëm, i vetmi Ministër i Brendshëm në Europë dhe në historinë e Europës me vëllain trafikant droge, i vetmi Ministër i Brendshëm në Europë dhe në historinë e Europës që, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, ndryshoi Kodin e Procedurës Penale për të ndihmuar vëllain e tij t’i shpëtojë dënimit për trafik droge. Si kryetar i Komisionit të Ligjeve zvarriti ligjin e lojrave të fatit në favor të bandave të vëllait dhe bandave të tjera që kanë shtënë në dorë industrinë e lojërave të fatit, siç është denoncuar nga opozita me emra dhe mbiemra, me fakte konkrete, siç është bërë një shqetësim i madh publik i denoncuar, po kështu, edhe nga mediat të tjera, siç është Zëri i Amerikës. I vetëvritet edhe shoferi me dy plumba, me 17 mijë euro orë në dorë. Çështja mbyllet”, tha Basha.

Ndërkohë, për udhëtimin e Tahirit në Mal të Zi, çështje për të cilën autoritetet malazeze dërguan një ditë më parë letër porosi për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Basha tha se ish-ministri ishte në shoqërinë e pesë personave të tjerë.

“Saimir Tahiri që u vërtetua që, me jaht personal nën shoqërinë e 5 të tjerëve ka hyrë dhe ka dalë nga Mali i Zi në Itali, i jep mbrojtje politike, Fatmir Xhafës po kështu”, u shpreh Basha.

Të fundit