Flash News

E-TJERA

ORA E FUNDIT: Milani largon Giampaolon, drejtuesit habisin me trajnerin e ri

Marco Giampaolo nuk do të jetë më trajner i Milanit. Drejtuesit i kanë komunikuar largimin ditën e djeshme teknikut, pasi nuk kanë qenë aspak të kënaqur me rezultatet dhe lojën e ekipit, pa harruar dhe përplasjet me lojtarë të caktuar.

Tekniku Luciano Spalletti u mendua se do ta zëvendësonte, por nuk ndodhi kështu. Milani dhe trajneri ishin dakord, por Interi pengoi marrëveshjen. Zikaltrit e kanë në kontratë dhe e paguajnë, ndërsa ish-trajneri nuk donte të hiqte dorë nga rroga që merr ende nga ish-klubi i tij.

Maldini dhe Boban nuk priten më shumë dhe kontaktuan me Stefano Piolin. Një tjetër ish-interist, por i lirë në treg. Ata kanë rënë dakord dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij në krye të Milanit. Nesër do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me "Djallin".

Rezultate imazhesh për stefano piolo

Të fundit