Flash News

KRYESORE

ORA E FUNDIT: Probleme te Tirana, zhvillimet e fundit për stolin e Memës

ORA E FUNDIT: Probleme te Tirana, zhvillimet e fundit për stolin e

Plas te Tirana! Trajneri Ardian Mema nuk ka dalë në stërvitje me ekipin dhe e ardhmja e tij mbetet në dyshime. Trajneri u trondit pas humbjes me Bylisin me rezultatin 3-1 në Ballsh, ndërsa tani braktisja e skuadrës është sinjal i qartë.

Bardheblutë po zhvillojnë seancën stërvitore në kompleksin stërvitor "Skënder Halili". Ekipi po drejtohet nga zëvendëstrajneri Erjon Xhafaj. Mema nuk dihet nëse është larguar, ndërsa klubi nuk konfirmon asgjë zyrtarisht.

Numri një i stolit shpërtheu me lojtarët e tij pas humbjes ndaj Bylisit. Ai deklaroi hapur se futbollistët nuk luanin. "Nuk mund të pësohen gola të tillë. Futbollistët nuk kanë dëshirë të luajnë, nuk është problem skeme".

 

Të fundit