Flash News

KRYESORE

Ora e re inteligjente e Samsung monitoron presionin e gjakut

Ora e re inteligjente e Samsung monitoron presionin e gjakut

Samsung prezantoi zyrtarisht ditën e djeshme orën inteligjente ‘Galaxy Watch Active’. Ora mund të monitorojë presionin e gjakut, përveç rrahjeve të zemrës, i cili është edhe ndryshimi më i madh funksional i orës.

Ora ka 4GB memorie dhe ofron mbështetje për Wi-Fi, Bluetooth dhe pagesa mobile me NFC. Mund të gjurmojë deri në 39 aktivitete, të monitorojë gjumin, të numërojë hapat dhe ka GPS të integruar.

Samsung thotë se ora mund të karikohet me teknologji wireless edhe nga Galaxy S10. Asistenti virtual Bixby i integruar mund të realizojë thirrje dhe të dërgojë mesazhe nga ora.

Samsung bën me dije se ora do t’u kushtojë 199 dollarë dhe del në shitje më 8 mars. Ora vjen në katër ngjyra: zezë, argjendtë, rozë të artë dhe jeshile.

Të fundit