Flash News

KRYESORE

“Ora e të vërtetës ka ardhur”, Basha para protestuesve: Kjo godinë nuk është më Kuvendi i Shqipërisë

“Ora e të vërtetës ka ardhur”, Basha para

Në protestën para Parlamentit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar me akuzat në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Basha u shpreh para protestuesve se qeveria ndryshoi ditën e seancës plenare sepse kanë frikë, ndërsa sipas tij, klikës kriminale i ka ardhur fundi.

“Sot kjo godinë nuk është Kuvendi i Shqipërisë, por banda e hajdutëve që ka marrë peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje anti-kushtetuese dhe futën duart në kutitë e votave dhe i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit. Fundi i ka ardhur klikës kriminale. Ora e të vërtetës ka ardhur”, tha Basha.

Kjo është protesta e tretë brenda muajit shkurt e opozitës së bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore që do i sigurojë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit