Flash News

KRYESORE

‘Ora News’, ndryshimet prekin edhe gazetaren Ilva Tare

Tregu mediatik vijon të përballet me lëvizje të shumë gazetarëve dhe drejtuesve të emisioneve, ndërkohë që ndryshimet nuk kanë munguar as në ‘Ora News’.

Rasti i fundit është ai i gazetares dhe moderatores së ‘Tonight’, Ilva Tare, e cila do të marrë më shumë përgjegjësi brenda këtij televizioni.

Në faqen zyrtare të Tares njoftohet se ajo do të moderojë edhe edicionin e lajmeve të orës 20:00, me një format të ndryshuar dhe shumë surpriza.

“Nga e marta, 16 janar, Ilva do të moderojë edhe edicionin e lajmeve të orës 20:00, që do të ndryshojë tërësisht format. Do të ketë surpriza”, shkruhet në faqen e gazetares.

IlvaTare nuk do të shkëputet nga emisioni që drejton prej vitesh në Ora News.

Të fundit