Flash News

KRYESORE

Orët e zgjidhjes së krizës: Basha në Presidencë me Nishanin pak para takimit me grupin parlamentar  

Orët e zgjidhjes së krizës: Basha në Presidencë me

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, do të zhvillojë një takim në Presidencë me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, dhe menjëherë pas kësaj do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu.

Burimet i thanë politiko.al se Basha do të takojë Presidentin pas një ftese të këtij të fundit dhe një reagimi pozitiv të Kryeministrit Rama. Pozitiv ka qenë edhe artikulimi publik i Koalicionit opozitar i cili ka shprehur gatishmëri për dialog pak më parë.

Basha, pas takimit me Presidentin do të jetë me deputetët e grupit parlamentarme qëllim dakordësimin e një qëndrimi të përbashkët për takimin me Kryeministrin Rama i cili pritet të ndodhë po sonte.  

©Politiko.al

Të fundit