Flash News

KRYESORE

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Ajri i ndotur vret mbi 7 milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Ajri i ndotur vret mbi 7

Një studim i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka treguar se 9 nga 10 njerëz në planet thithin ajër në nivele të larta të ndotjes dhe mbi 7 milionë persona humbin jetën brenda një viti.

Organizata ka mbledhur të dhëna nga më shumë se 4,300 qytete dhe 108 shtete.

Dr. Maria Neira, drejtore e departamentit për Shëndetin Publik në WHO, është shprehur se ajri i ndotur përveçse është një nga faktorët më të rrezikshëm për shëndetin, është edhe një sfidë e madhe për shëndetin public.

Organizata bën të ditur se thithja e ajrit të ndotur mund të shpijë në astmë, në kancer të mushkërive, në sëmundje të zemrës, goditje në tru, etj.

Sipas tyre, situata më problematike për momentin është në Azi e Afrikë, ku ndërlidhen 90% e vdekjeve nga ajri i ndotur.

Gjithashtu ka edhe shumë qytete në Amerikë e Evropë të cilat kanë nivele të larta të ajrit të ndotur dhe janë përtej asaj që WHO i konsideron të shëndetshme.

Të fundit