Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Organizata ndërkombëtare mbështet Visar Zhitin: Përulemi para veprës dhe qëndresës së tij
Organizata ndërkombëtare e Poetëve, Eseistëve dhe Narratorëve “PEN Internacional” me qendër në Londër bën një apel dhe i del në mbrojtje të shkrimtarit Visar Zhiti, duke iu kundërvënë sulmeve të forcave të errëta, fantazma të diktaturës së shkuar, që i quan akte kriminale, të cilat po përsëriten, pasi krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë.
“Sulmet ndaj shkrimtarit Visar Zhiti janë veprime të qëllimshme. Ai sulmohet herë pas here në Shqipëri, në atdheun e tij, për shkak të veprës, për shkak të qëndresës së tij nga forca të errëta të diktaturës, nga persekutorët e tij. Kjo është një kambanë alarmi për klasën politike shqiptare”, shkruhet në reagimin e PEN.
Reagimi i plotë:
Përulemi para veprës dhe qëndresës së Visar Zhitit
“PEN Internacional” është organizatë botërore e Poetëve, Eseistëve dhe Narratorëve, “P.E.N.”, me qendër në Londër, themeluar në vitin 1921, me bashkëkryetar shkrimtarin nobelist John Galsëorthy dhe tashmë me filiale e degë të vetat në Europë e në të gjithë botën, mbi 100 qendra. Kjo organizatë u krijua me qëllim mbrojtjen e shkrimtarëve që burgosen apo sulmohen dhunshëm në vendet totalitare apo me demokraci të pa konsoliduara.
PEN-i Shqiptar, i themeluar vite më parë, me President Nderi shkrimatrin botëror Ismail Kadare dhe me drejtesuese poeten dhe përkthyesen Entela Kasi, ndërkohë pedagoge në Qendrën Universitare të Gjuhëve të huaja në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, bën një apel dhe del në mbrojtje të shkrimtarit Visar Zhiti duke iu kundërvënë sulmeve të forcave të errëta, fantazma të diktaturës së shkuar dhe i quan “akte kriminale, të cilat po përsëriten, sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë…”
Sulmet ndaj shkrimtarit Visar Zhiti janë veprime të qëllimshme. Janë akte kriminale, të cilat po përsëriten, sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë. Kjo është e vërteta.
Sot nuk është koha që të pyesim se për çfarë arsye shkrimtari Visar Zhiti, ish i burgosur politik, intelektual i përmasave evropiane, sulmohet në Shqipëri.
Sot është koha që të pyesim se si këto akte të qëllimshme, amorale, kriminale, gjejnë hapësirë në media të caktuara në shtypin shqiptar.
Kjo është pyetja që shtrohet sot nga shkrimtarët e huaj, nga elitat e mendimit botëror të PEN International, dhe jo vetëm.
Visar Zhiti, sulmohet herë pas here në Shqipëri, në atdheun e tij për shkak të veprës, për shkak të qëndresës së tij nga forca të errëta të diktaturës, nga persekutorët e tij. Persekutorët kanë dhe mbajnë detyra të larta në Shqipëri, sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë!
Kjo është një kambanë alarmi për klasën politike shqiptare, e cila, pas rënies së murit të Berlinit, ka dështuar duke veshur me pushtet dhe imunitet të gjithë ata individë, të cilët duhet të ishin jo vetëm jashtë jetës politike të vendit, por duhej të ishin përballur me akuzat për krime, të cilat i kanë kryer në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit.
Kjo është e vërteta, të cilën e artikulojnë elitat e mendimit botëror të letërsisë në PEN International, lidhur me këtë çështje.
Pyetja tjetër që shtrohet është: si ka mundësi që intelektualët, shkrimtarët dhe njerëz të medias në Shqipëri, lidhur me këtë çështje nuk kanë të njëjtin reagim për rastin e shkrimtarit Visar Zhiti?
Kësaj pyetjeje, e cila na drejtohet të gjithëve në Qendrën PEN të Shqipërisë po i përgjigjem në statusin e drejtueses të PEN Qendrës së Shqipërisë.
Për aq kohë sa ata që shkruan akt ekspertiza kundër shkrimtarit Visar Zhiti në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri për dënimin e shkrimtarit, sot i kemi në ekrane , në auditorë të promovuar, të mbrojtur, të pushtetshëm, ky është tregues se persekutorët e djeshëm nuk mund të jenë garant për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, e për më tepër të jenë misionarë të lirisë! Kjo është e pamundur.
A nuk i kemi parë të gjithë me sytë tanë se si atyre as u dridhet qerpiku, kur na shfaqen edhe në auditorë edhe në mikrofona sikur të ishin këta persekutorët , viktima të asaj perjudhe të errët të Shqipërisë gjatë të cilës kryen krime kundër njerëzimit duke shkelur mbi çdo vlerë e parim të dinjitetit njerëzor, e në post diktaturë nuk shprehën asnjë lloj pendese?
Sot më kujtohet një fjali e Visarit, në një çast tjetër të vështirë, ndërsa sulmohej nga të gjitha anët nga majat e Institucioneve të shtetit në Shqipëri, fjali të cilën po e sjell për të gjithë ne të tjerët kudo ku jemi si një kambanë për veshët tanë të shurdhuar e sytë tanë të verbër. 'Zot fali, nuk dinë çfarë po bëjnë'...
Ishte koha kur shkrimtari Visar Zhiti, po shkonte në Vatikan, ndërsa pengohej nga Shqipëria. Një prej ngjarjeve më të rënda kjo jo larg në kohë!
Shqipëria e sotme ka probleme me vetveten, për faktin se nuk mundi të shkëputet nga e kaluara e errët, e cila na është kthyer sot edhe më e egër se dikur.
Visar Zhiti me veprën, jetën, integritetin e tij intelektual, personalitetin dhe dinjitetin njerëzor të tij mund të ishte pa dyshim një Nobel i Paqes si Nëna Terezë, Shën Tereza e shqiptarëve, dhe mund të ishte kandidati i Nobelit të letërsisë po ashtu, nëse ne do të kishim propozuar emrin e tij. Por ne nuk i kemi bërë këtë nder Shqipërisë së Visarit, sepse na mungon vizioni po aq sa dashuria, për faktin e thjeshtë se ishim e jemi po ne nga atdheu i tij që në mënyrën më të ulët ende edhe sot lejojmë që akte të tilla monstruoze të kryhen kundër shkrimtarit Visar Zhiti në Shqipëri.
Përballë tij ne jemi thjesht të pa- moral, e kjo na zhvesh në sytë e Evropës dhe botës.
Personalisht, si njeri dhe si drejtuese e PEN - Qendrës së Shqipërisë përulem me respektin më të thellë ndaj shkrimtarit shqiptar Visar Zhiti.
Sot shoqëria politike, Insitucionet e shtetit, shoqëria intelektuale, akademikët, shkrimtarët e njohur të vendit, duhet të veprojnë për të ndaluar çdo akt e sulm ndaj shkrimtarit Visar Zhiti.
Nëse ne lejojmë që të tilla ngjarje të përsëriten kështu siç vërtet po ndodh, nëse ne heshtim ne të gjithë pa përjashtuar askënd, po pranojmë që të nëpërkëmbet, shkelet, cënohet çdo vlerë e dinjitetit njerëzor në Shqipëri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38