Flash News

KRYESORE

Organizata “Reporters sans frontieres” thirrje qeverisë: Ndal dhunën ndaj gazetarëve dhe protestuesve

Organizata prestigjioze e gazetarëve “Reporters sans frontieres” teksa ka publikuar fotot e gazetares dhe foto-reporterit që mbetën të lënduar në protestën e 13 prillit nga dhuna dhe gazi i policisë, në një reagim në Twitter i bën thirrje qeverisë që të ndalojë dhunën.

“Dy gazetarë janë plagosur rëndë në Tiranë, ku mijëra protestues, mes një tensioni të madh, i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme”, shkruan në llogarinë në Twitter RSF.

Reporters sans Frontieres u kujton autoriteteve shqiptare se janë të angazhuara në procesin e integrimit në Evropë dhe bën thirrje që të mos përdoret dhunë, as ndaj protestuesve e as ndaj gazetarëve.

“RSF International u kërkon autoriteteve shqiptare, të cilat synojnë të jenë pjesë e BE, të mos përdorin forcë shpërpjestimore gjatë protestave, veçanërisht ndaj gazetarëve dhe kameramanëve që përcjellin protestat”, shkruan në një tjetër postim.

Të fundit