Flash News

KRYESORE

Organizatat e medias kundër projektligjeve të qeverisë, Cukali dhe Brahaj: Cënon lirinë e shprehjes

Organizatat e medias kundër projektligjeve të qeverisë, Cukali

Në emër të Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, tha se me projektligjet e hartuara, ka marrë të gjitha masat që çfarëdolloj portali në Shqipëri mund të mbyllet brenda 24 orëve.

“Autorët e projektligjeve kanë marrë të gjitha masat me urgjencë që çfarëdolloj portali të mund të mbyllet në Shqipëri brenda 24 orësh, me një kërkesë të një komisioni të vogël të AMA-s, qoftë ky edhe i regjistruar jashtë Shqipërisë”, u shpreh Cukali, i cili është edhe nismëtar i një peticioni kundër projektligjeve në fjalë.

Kurse Aranita Brahaj, në emër të Institutit Shqiptar të Shkencës u ndal tek tentativa për ta kontrolluar median me anë të gjobave dhe akteve administrative.

“E kemi ndjekur këtë paketë ligjore që ka ardhur së fundmi, por edhe rregullime të tjera ligjore e nënligjore në fushën e medias.  Organizata që unë drejtoj është kundër censurës dhe penalizimit të portaleve pa një vendim gjykate; pra jemi kundër trajtimit administrative të kësaj çështjeje”, tha Brahaj.

Të fundit