Flash News

KRYESORE

Organizatat joqeveritare bëhen bashkë: Nesër protestë në sheshin “Skënderbej” kundër dhunës në familje dhe vrasjes së grave

Organizatat joqeveritare bëhen bashkë: Nesër protestë

Një grup organizatash joqeveritare ditën e nesërme, në orën 18:00, do të organizojnë në sheshin “Skënderbej” një protestë kundër dhunës në familje dhe vrasjes së grave, duke marrë shkas nga vrasja më e fundit, ajo e gjyqtares Fildez Hafizi.

Manifestimi ju bën thirrje qytetarëve të dalin në shesh:

 

  • Për t’i thënë ndal dhunës ndaj grave, kësaj plage që shkatërron familje e kërcënon gjithë shoqërinë!
  • Për të mos i lenë vetëm vajzat dhe gratë që jetojnë nën kërcënimin e dhunës!
  • Për t’u thënë familjarëve të viktimave të dhunës se ata nuk janë vetëm!
  • Për të dëshmuar se kurrë, kurrë qytetarët nuk do të bëhen indiferentë qoftë edhe ndaj një jete të vetme të humbur për shkak të dhunës!
  • Për t’u kërkuar burrave, djemve, baballarëve, vëllezërve, miqve, kolegëve të mos lejojnë kërrkënd të ngrejë dorën ndaj një gruaje!
  • Për t’u kërkuar policëve, prokurorëve, gjykatësve të tregojnë zero tolerancë për çdo shfaqje të dhunës ndaj grave!
  • Për t’u kërkuar institucioneve publike të vënë në dispozicion, me prioritet, të gjitha burimet e duhura njerëzore dhe financiare për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe për t’u dhënë grave viktima të dhunës një shans për një jetë me dinjitet.

Në manifestim​ do të flasin artistë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, politikanë, sportistë dhe miq të Fildezit.

Bashkë-organizatorët e manifestimi janë: Shoqata e grave “Refleksione”, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Instituti për Kontratën Shoqërore, Qendra e Nismave Ligjore Qytetare, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri - AWEN, Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Qendra e Këshillimit për Burra e Djem, Aleanca kundër Diskriminimit të LGBTI, Forumi i Pavarur i Grave të Shqipërisë, Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”, Strehëza për Gra e Vajza të dhunuara Tiranë,  Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YËCA,  Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural (ARDN).

Të fundit