Flash News

KRYESORE

Organizimi i protestës, emrat e deputetëve të Partisë Demokratike të deleguar në rrethe

Organizimi i protestës, emrat e deputetëve të Partisë

Në kuadër të protestës së madhe që do të organizohet me datë 16 shkurt, Partia Demokratike do të dërgojë disa deputetë dhe anëtarë të kryesisë në qytete të ndryshme të vendit për të mobilizuar qytetarët.

Në Tiranë, të deleguar janë zgjedhur Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Gazmend Bardhi dhe Aldo Brumçi. Organizimi i qytetarëve të Fierit i është besuar Enkelejn Alibeajt, ndësa delegate i Shkodrës do të jetë Flamur Noka.

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD është drejtuar nga nënkryetari Edmond Spaho, ndërsa kryetari Lulzim Basha nuk ishte pjesëmarrës.

Vendimi për organizmin e protestës në u mor dje gjatë mbledhjes së  Kryesisë së re të PD dhe synimi është rrëzimi i qeverisë.

Të fundit