Flash News

KRYESORE

Organizonin lojra fati në mënyrë të paligjshme, 3 të arrestuar në Korçë, në kërkim pronari i lokalit

Organizonin lojra fati në mënyrë të paligjshme, 3 të

Tre persona janë arrestuar në Korçë dhe një tjetër është vënë në kërkim pasi organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Mësohet se, policia ka arrestuar 3 punonjësit e lokalit Gj. Th., 42 vjeç, E. P., 25 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, banues në Korçë, si dhe është shpallur në kërkim pronari i lokalit, L. P., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Po ashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportive.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 4 shtetas, nga të cilët një i arrestuar në flagrancë, një i shpallur në kërkim dhe dy të tjerë në gjendje të lirë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale pajisje që shërbenin për lotari sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përballë përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, kanë ushtruar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 12, në lokalin e shtetasit L. P., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportive.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" të shtetasit L. P.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale "Organizimi i lojrave të palejuara" shtetasi Gj. Th., 42 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën "Moskallëzimi i krimit", ndaj shtetasve E. P., 25 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, banues në Korçë, të tre punonjës të këtij lokali.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Të fundit