Flash News

KRYESORE

Organizonte dasma në kundërshtim me aktin normativ anti-Covid, gjobë 1 milion lekë administratorit të një lokali në Kurbin

Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali në Fushë-Milot, B.Gj. 44 vjeç, pasi u konstatua se ky i fundit kishte ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me aktin normativ anti-Covid.

Lokalit, të cilit iu vendos gjoba, organizonte dasma duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë Kurbin:

Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit