Flash News

KRYESORE

Orgesa Zaimi dëshiron të jetë moderatore, i bën thirrje televizioneve: Kam tre projekte të shkruara

Orgesa Zaimi dëshiron të jetë moderatore, i bën thirrje

Orgesa Zaimi është ndër këngëtaret e rralla në Shqipëri që i ka qëndruar besnike vokalit dhe performancës live në skenë. Ndaj dhe nuk ka shumë klipe apo koncerte të panumërta, sepse nuk ka qenë në qendër vëmendjes së publikut për skandalet por për zërin.

Gjithashtu, prej 8 vitesh është moderatore në radio, por Orgesa mendon se ka ardhur koha që të jetë moderatore televizioni.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Thumb”, Orgesa u shpreh:

“Unë mendoj se e kam treguar veten si prezantuese të paktën nga bagazhi dhe nga emisioni radiofonik që kam, mbi 8 vite që e bëj vazhdimisht. Tek live duket i miri apo më i miri. Unë mendoj se ka ardhur koha, nuk është se më është dhënë ndonjë ofertë ose kam shkuar ta kërkoj. Duhet të them sinqerisht që është një rehat shumë i madh të rrish në radio."

Orgesa tregoi se ka disa projekte të përgatitura, duke ju bërë thirrje të hapur televizioneve për të bashkëpunuar me të.

“Ftojmë të gjithë televizionet, kam tre projekte të shkruara."

Të fundit