Flash News

KRYESORE

Orgesa Zaimi: E kaluam COVID-19 si familje

Këngëtarja Orgesa Zaimi ka treguar për “Vizioni i Pasdites” se ajo ka qenë mbarëtëse e virusit vdekjeprurës COVID-19 që në shkurt, para fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Këngëtarja rrëfeu se ë gjithë familjarisht përjetuan simptomat e virusit, pasi sipas saj simptomat kanë qenë të njëjta me ato që deklarohen nga autoritetet shëndetësore.

Ndërsa tani ajo tregoi se po shijon momentet e karantinës me fëmijët:

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat,temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi.”

Të fundit