Flash News

KRYESORE

Orgesa Zaimi përkëdhelet nga i vogli i saj: Si të ka bërë Zoti me ketë zë kaq të ëmbël

Këngëtarja Orgesa Zaimi është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe ajo shpesh ndan me publikun momente nga jeta e saj familjare. Më i vogli i familjes, djali i saj Kroni, mesa duket e adhuron zërin dhe fytyrën e nënës së tij (si çdo fëmijë tjetër). Orgesa ka publikuar videon kur i vogli i saj e pyet se si e ka bërë Zoti me zë kaq të ëmbël dhe të bukur. “Më falni po duhet ta regjistroja këtë deklaratë të Kronit dhe po e ndaj me ju: duke ardhur nëpër shtëpi vetëm kur më thotë këto fjalë, e regjistroj dhe tani ndjehem kaq e bekuar me këtë fëmijë kaq energjiko-llafazano-fantastiko-romantik… Në fund të ditës na duhen këto fjalë”, ka shkruar Orgesa krahas videos së publikuar.

Të fundit