Flash News

KRYESORE

Orikum/23-vjeçari përplas me makinë biçikletën, humb jetën drejtuesi

Orikum/23-vjeçari përplas me makinë biçikletën,

Një person ka humbur jetën teksa është përplasur nga një automjet mbërmjen e sotme në Orikum të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, ku automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit