Flash News

KRYESORE

Orinda Huta i rikthehet muzikës, njofton për këngën e re me Pirro Çakon

Orinda Huta i është përqëndruar moderimit dhe muzikën e kishte lënë pas dore duke i munguar shumë publikut.  Por tani pas 5 vitesh do të sjëllë një këngë të re.

Në një intervistë për "Edicionin Veror", ajo ka zbuluar se do të sjellë një duet me Pirro Çakon.

E pyetur nga prezantuesja Genta Hodo për rikthimin në muzikë, Orinda u përgjigj:

"Para se të filloja pushimet kisha lënë një takim për këngën, por ditën që do takohesha me Pirron, shkova mora motrën në aeroport. Megjithatë pasi të kthehem nga pushimet do e bëjmë projektin tonë që kemi planifikuar. Shumë shpejt do bëjmë diçka të bukur padiskutim, siç vetëm Pirro Çako di të bëjë. Ju premtoj", tha Orinda duke shtuar se e ka marrë malli për muzikën dhe se kënga me Pirron nuk do të jetë baladë.

Të fundit