Flash News

KRYESORE

Orjola Pampuri: Si arrita të vendosesha numri 2 në listën e Tiranës

Orjola Pampuri: Si arrita të vendosesha numri 2 në listën e

“Unë jam përfshirë në politikë që herët. Mbështeta çadrën, jam aq e djathtë sa jam. Ishte vendim i PD-së për t’u renditur e dyta në listën e PD-së në Tiranë. Renditja nuk është bërë për shkak të rëndësisë së secilit, për mua nuk ka rëndësi numri. Nga stafi më erdhi ftesa nëse unë dëshiroja të përfshihesha në politikë dhe patjetër që thashë po”.

E pyetur më tej për sfidën më të madhe që ka kaluar deri më tani, ajo u shpreh, “Sfida më e madhe... është shumë herët për të thënë. Sfida më e madhe për mua është përfshirja në poltikë. Kisha dhe kam një profesion të mirë, me thënë të drejtën isha rehat, dhe u futa në një fushë që nuk ishte e lehtë”.

E pyetur më tej për liderët e PD-së, Pampuri u shpreh, “Berisha është ai që bëri ndryshimin e madh. Dhe emrin e ndryshimit të madh e mban Berisha me demokracinë”.

Të fundit