Flash News

KRYESORE

“Ornela solli dritë në kacafytjet tona”, shkrimtarja Vorpsi ka disa fjalë për Rudina Xhungën

“Ornela solli dritë në kacafytjet tona”, shkrimtarja

Shkrimtarja dhe piktorja Ornela Vorpsi ka qenë kryelajm i ditëve të fundit në media. Më shumë sesa për ekspozitën e saj “Providencë” që hapi te kryeministria, Vorpsi është kritikuar për deklaratat, si: “Me Edin isha e dashuruar, por ai s’mu përgjigj kurrë” dhe “Edi magjepsi gjithë Parisim me karizmën e tij”.

Megjithatë, një ndër gazetaret që i doli në mbrojtje Vorsit ishte Rudina Xhunga, e cila në një koment të sajin vlerësonte lart krijimtarinë e Ornelës duke thënë së ajo është e madhe për botën tonë të vogël, jo pse është e bukur, jo pse është artiste ndërkombëtare, por sepse nuk është hakmarrëse.

Nisur nga fjalët e Xhungës, i menjëhershem ishte edhe reagimi i Vorpsi, e cila falënderon Xhungën duke shtuar se inteligjenca dhe mirësia janë faktor të rëndësishëm për një shoqëri që rend pas Mercedes benz- ave dhe getove të pasanikeve qe ruhen me policë.

“E dashur Rudina Xhunga. Artikulli juaj me preku dhe me jep shpresen qe ne atdheun tone ka ende njerez qe dijne kuptojne drejte fjalen e vertete te dikujt. Te dish te kuptosh me inteligjence dhe miresi eshte nje faktor shume i rendesishem jo vetem per edukimin e vetvetes por dhe perparimin e nje shoqerie te tere - sidomos per nje shoqeri ku ndodhet sot popull yne - shoqeri e humbur mbas Mercedes benz- ave dhe getove te pasanikeve qe ruhen me police. Ju falenderoj nga zemra jo vetem per veten time por per te gjithe bashkatdhetaret lexues te ketij artikulli kaq inteligjent dhe me vlere, artikull qe i hap porta te tjera horizontesh mbi artin dhe letërsinë”, ka shkrua Vorpsi në “Facebook”.

 

Të fundit