Flash News

KRYESORE

Ortak në kompaninë shqiptare, arrestohet italiani i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana

Ortak në kompaninë shqiptare, arrestohet italiani i shpallur në

Është vënë në pranga një 42-vjeçar italian, pas urdhër arrestit të lëshuar nga Interpol Tirana.

Sipas mediave italiane, 42-vjeçari akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe se përmes tyre kishte përfituar një shumë prej 13 mijë eurosh nga një kompani transporti me të cilën kishte bashkëpunuar në Shqipëri.

Italiani u arrestua në Grottaglie të Tarantos, pasi ishte shpallur fajtor për vjedhje dhe mashtrim nga gjykata shqiptare.

Mediat fqinje nuk kanë dhënë detaje për identitetin e tij, por pritet të ekstradohet në Shqipëri, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare.

Të fundit