Flash News

KRYESORE

OSBE dhe DASH në një linjë me opozitën për blerje votash, Rama: Pretendime absurde, ka një mënyrë për ta arsyetuar

OSBE dhe DASH në një linjë me opozitën për blerje

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar pretendime absurde akuzat e opozitës se në zgjedhjet e 2017-ës pati shitblerje votash.

Madje, në këtë përfundim dolën edhe raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke iu referuar OSBE-së për atë që ndodhi në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor 2017.

“Vazhdoi politizimi i organeve dhe institucioneve që merreshin me zgjedhjet dhe gjithashtu pati akuza të shumta për blerje të votave dhe presione mbi votuesit lëkundën besimin e publikut te procesi zgjedhor”, thuhej ndër të tjera në raport, megjithatë kryeministri i ka anashkaluar gjatë fjalës së tij sot nga Librazhdi

“Janë pretendime absurde e atyre që thonë se u vidhen votat, u merren fitorja nga duart, me paratë  e krimit dhe drogës. Ka një mënyrë të thjeshtë për ta arsyetuar gjithë këtë. I kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe shtetin. Tani ka demokratë me mend në kokë që të thotë se ishte më kollaj të mundje Saliun se sa Lulzin dhe fallxhoren që e mban në krah”, u shpreh Rama.

Të fundit