Flash News

KRYESORE

OSBE i ‘lutet’ shqiptarëve: Mos na sillni kriminelë në tavolina

OSBE i ‘lutet’ shqiptarëve: Mos na sillni kriminelë

Një pjesë e mirë e të zgjedhurve në poste të rëndësishme shtetërore në Shqipëri, si në legjislativ, në ekzekutiv apo edhe në pushtetin lokal kanë probleme me ligjin, ose figurojnë me të kaluar kriminale.

Tashmë në vendin tonë vija ndarëse mes ‘honorium’, atyre që nderohen me votën  e qytetarëve dhe vulgut të shoqërisë, krimit ordiner, është bërë shumë pak e dukshme.

Kjo situatë ka bërë që shumë të huaj në Tiranë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare apo edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme, ta gjejnë veten ngushtë, teksa u duhet të ulen në tavolinë me kësisoj të zgjedhurish si përfaqësues të shqiptarëve.

Këtë fakt e vuri në dukje sot edhe zëvendës ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, i cili në një intervistë për ABCnews gati i është lutur shqiptarëve që të mos e ‘detyrojnë’ më të bashkëpunojë me njerëz të tillë.

“Jam i detyruar të bashkëpunoj me ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votojnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, përfundon ai. K. Topuzi/ Politiko

Të fundit