Flash News

KRYESORE

“OSBE kërkon që paketa anti-shpifje të përmirësohet, po shkelen të gjitha standardet”

“OSBE kërkon që paketa anti-shpifje të

Këshilltarja ligjore e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias Flutura Kusari mendon se paketa anti-shpifje do të fuqizojë dy mekanizma rregullatorë (AMA dhe AKEP) që ato të ndërmarrin sanksione kundër mediave online, e madje edhe t’i mbyllin ato pa urdhër gjyqësor.

Për “Zërin e Amerikës” ajo u shpreh se referuar standardeve ndërkombëtare mediat online vetërregullohen, e nuk është qeveria që i rregullon ato.

“Paketa anti-shpifje është shkelje e të gjitha standardeve që garantojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Në këtë mënyrë, tha ajo, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) do të jetë enti që do të vendosë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të raportohet nga gazetarët. Kjo është tronditëse, është e paqartë se çfarë do të ndodhë me mediat nëse kjo paketë ‘antishprehje’ miratohet.”, u shpreh Kusari.

Në lidhje me pohimin e kryeministrit Rama në Twitter se “Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE”, ajo tha se nuk është i vërtetë.

“Ai përpiqet të japë përshtypjen se ka miratimin e OSBE-së dhe kjo nuk është e vërtetë, sepse zoti Harlem Désir (Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias) sapo ka publikuar opinionin e tij ligjor, me të cilin i kërkon zotit Rama që të përmirësojë draft-ligjet para se t’i miratojë. Ai vetë (kryeministri) është një ndër personat fajtorë, sepse është duke kontrolluar televizionet dhe duke determinuar se si të raportohet... Në Shqipëri më shumë ka nevojë për një ligj që të mbrojë gazetarët nga fushatat denigruese dhe shpifëse të orkestruara nga zyra e Kryeministrit Edi Rama, se sa për ligje për të mbrojtur kryeministrin. Në Shqipëri, ka bazë të mjaftueshme ligjore për të ndjekur gazetarët nëse ata bëjnë shpifje,” u shpreh ajo për “Zërin e Amerikës”.

Të fundit