Flash News

KRYESORE

OSBE: Nesër raporti për zgjedhjet, te "Vasil Shanto" nuk mundëm të vëzhgonim

OSBE: Nesër raporti për zgjedhjet, te "Vasil Shanto" nuk

Organizata e OSBE-së ka nxjerrë në terren vëzhguesit e vet për të monitoruar procesin e zgjedhjeve vendore. Ditën e nesërme do të zhvillohet një konferencë për shtyp, ku edhe do të publikohet raporti në lidhje me këtë proces.

Ndërsa situata deri më tani ka qenë e qetë dhe pa incidente serioze, drejtuesja e këtij misioni, Audry Glover, sqaroi se nuk u ndal te shkolla “Vasil Shanto”, pasi situata aty nuk ishte e favorshme për vëzhgim.

“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje.

Përfaqësuesit e medies do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, informon OSBE.

Të fundit