Flash News

KRYESORE

OSBE raporton zgjedhjet: Votuesit ishin nën presion, nuk patën mundësi reale të zgjedhin

OSBE raporton zgjedhjet: Votuesit ishin nën presion, nuk patën

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë kanë nisur një konferencë për shtyp. Drejtuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover thekson se këto  zgjedhje u mbajtën pa marrë parasysh elektoratin votues.

Glover thekson se këtë klimë të një ngërçi politik zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur.

“Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet. Ne i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh elektoraltin. Opozita vendosi mos marrë pjesë në zgjedhje, maxhoranca e vendosur ti mbajë me çdo kusht. Në këtë klimë të një ngërçi politik zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. Në 31 bashki nga 61 gjithsej kandidatët garuan pa kundërshtar. Pati pretendime nga qytetarët se ishin në presion. Votuesit nuk patën mundësi reale të zgjedhin. Pozitive ishte që votimi u zhvillua në mënyrë të qetë e paqësore. Zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis të ngarkuar politikisht.”-deklaroi Glover.

Më tej Glover u ndal te vendimi i opozitës të bojkotuar zgjedhjet dhe deklaratat e presidentit Meta.

“Opozita u tërhoq në shkurt dhe s’mori pjesë. Presidenti bëri një deklaratë dhe pastaj nxori dekret për ti shtyrë. Në 14 qershor, kryetarët e bashkive kërkuan lirimin e ambienteve. Por e gjitha kjo e çoi popullin në situatë konfuze.”-deklaroi Glover.

Të fundit