Flash News


KRYESORE

“Oscar” përfshihet në skandalet seksuale,  presidenti nën akuzë

Presidenti i Akademisë së Çmimeve Oskar, John Bailey, dyshohet të jetë akuzuar  të paktën 3 herë për ngacmime seksuale.

Në një njoftim për mediat, Akademia sqaron se kishte marrë tre ankesa ndaj Baileyt, por detajet nuk janë bërë publike pasi rastet janë në shqyrtim nga zyrtarët e akademisë.

Në rast se akuzat vërtetohen, ai rrezikon të shkarkohet dhe të dëbohet nga akademia.

John Bailey drejton akademinë  që nga gushti i kaluar, pas largimit të Cheryl Boone Isaacs, që qëndroi në krye të saj për 15 vite.

Drejtuesit e Oskarit kanë ashpërsuar politikat ndaj rasteve të abuzimeve seksuale që pas publikimit të akuzave ndaj producentit Harvi Ueinsteinit.

Që nga tetorit të vitit të kaluar,  akademia mori 80 raste ankesash ndaj tij, të cilat pasuan edhe për regjisorë e aktorë të tjerë të famshëm të ‘Hollywood’. Rastet e denoncimeve të ngacmimeve seksuale u shndërruan në një lëvizjen që quhet “Me Too”.

Të fundit