Flash News

KRYESORE

OSHEE njofton qytetarët: Edhe sot mund të paguani faturat e energjisë

OSHEE njofton qytetarët: Edhe sot mund të paguani faturat e

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë për të likuiduar faturat e këtij muaji të energjisë si dhe ata të cilët janë debitor, se mund t’i kryejnë këto veprime edhe përgjatë ditës së sotme pasi dyert e  të gjitha pikave të OSHEE-së do të jenë të hapura.

Sipas njoftimit të saj në Facebook pikat e shërbimi të klientit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 14:00 të ditës së sotme.

“Pavarësisht ditë pushimi, OSHEE do të ofrojë shërbimin e saj edhe gjatë ditës së Diel, 31 Dhjetor, përmes 85 pikave në të gjithë vendin, nga ora 08:00 deri në 14:00.

Datat 1 dhe 2 janar 2018 janë pushim!”, thuhet në njoftimin e saj.

Të fundit