Flash News

KRYESORE

OSHEE premtoi riparimin e defektit, Thethi ende pa drita. Turistët largohen

OSHEE premtoi riparimin e defektit, Thethi ende pa drita. Turistët largohen

Pavarësisht se OSHEE premtoi se do riparonte sot defektin në turbinën e HEC-it të Ndërlysës, i cili ka lënë pa drita prej 15 ditësh Thethin, banorët e fshatit turistik thotë se edhe këtë mbrëmje po e kalojnë në errësirë. Ndoc Gjecaj, banor i Thethit, tha në një lidhje telefonike për Report Tv se OSHEE nuk i ka dhënë zgjidhje situatës.

Ai shton se për shkak të mungesës së energjisë elektrike, janë larguar pushuesit dhe dënimi ekonomik që iu është shkaktuar prej kësja situate llogaritet i konsiderueshëm. "Edhe mbrëmjen e sotme jemi pa drita.

 Po na ikin turistët. 90% janë turistë të huaj, mbrëmë kam pasur në godinën time 4 polakë të cilët sot kishin të planifikuar të rrinin po kanë ikur pasi ishte e pamundur të rrinin në Theth, pasi në momentin kur s’ka energji elektrike, s'punon frigoriferi, lavatriçja, mungon çdo pajisje.

 Në zonën e Thethit dhe Dukagjinit sepse Thethi është një fshat i Dukagjinit, ka më shumë se 15 ditë që është prishur një turbinë e hidrocentralit që furnizon zonën, pasi fatkeqësisht zona e Dukagjinit nuk është e lidhur me rrjetin kombëtar pasi kanë munguar investimet për më shumë se 25 vite. Dhe duke qene se nuk jemi të lidhur me rrjetin kombëtar, njëra nga turbinat është dëmtuar dhe kemi 15 ditë me energji të kufizuar. Tre orë ka energji, tre orë nuk ka", tha për Report Tv, Ndoc Gjecaj, banor i Thethit.

Të fundit