Flash News

KRYESORE

Osmani: Marrëdhëniet LDK-VV kanë pësuar një goditje të fortë, koalicioni duhet të realizohet

Osmani: Marrëdhëniet LDK-VV kanë pësuar një goditje

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se marrëdhëniet midis partisë së saj dhe lëvizjes Vetëvendosje kanë pësuar një goditje të fortë.

Ditën e djeshme u konstituua kuvendi i Kosovës, ndërsa postin e kryeparlamentarit e mori Glauk Konjufca, pas propozimit të VV-së.

“Dje ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe në marrëdhënien LDK-VV. Unë jam duke i realizuar premtimet që i kam dhënë para votuesve, para qytetarëve.

Në mes të protagonizmit mediatik dhe punës aty ku duhet, në tavolinën e negociatave, e kam zgjedhur këtë të dytën.

Kam besuar që ky koalicion duhet të ndodhë. Kemi përgjegjësi të madhe që një koalicion i tillë duhet të realizohet”, deklaroi Osmani në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Të fundit