Flash News

KRYESORE

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme, zonat që preken

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar qytetarët se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Laçit.

Në një njoftim për mediat, OST thekson se shkak i ndërprerjes së energjisë janë punimet që do të bëhen për rehabilitimin e nënstacionit Laç 2.

Zonat që do të mbeten pa energji elektrike, duke nisur nga ora 8:00 deri në orën 16:00 janë: Pompat e Ujësjellësit Fushë Kuqe, Fushë Kuqe Qender, Kisha-Gurrëz, Patok, Gryk Lumi, Barbullojë, Gajush, Shenkoll, Tale, fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gernac, Gallatë; Lagjet 6 dhe 4 në Laç, fshatrat Milot, Mali i Bardhë, Shete, Skuraj, Mal dhe Fushë Milot, Shullaz Kodër dhe Fushë.

Të fundit