Flash News

KRYESORE

Osumi del nga shtrati, përmbytje dhe shkatërrime në Berat dhe Skrapar

Në kuadër të situatës së rënduar për shkak të reshjeve të shumta, gjendja na Skrapar pritet të përkeqësohet. Lumi Osum ka dal nga shtrati duke shkaktuar dëme materiale në zonat pranë tij.

Problematike paraqitet situata në lagjen Goricë në Berat, mësohet se banorët janë evakuuar. Ndërkohë prurjet e shumta të përroit të Guhakut në Skrapar po rrezikojnë ujësjellësin e këtij qyteti.

Në video duken pamjet e një lokali në Çorovodë i cili është shkatërruar nga prurjet e shumta të Osumit, ngjarje e cila përsëritë për të dytin vit radhazi.

Problematike paraqitet dhe situata nëpër fshatra, banorët e të cilëve kanë mbetur të bllokuar, për shkak të problemeve të shkaktuara nga reshjet e shumta si dhe nga pamundësia për t’iu ardhur në ndihmë për shkak të infrastrukturës së keqe.

 

Të fundit