Flash News

KRYESORE

Oxhaku me lazer tek spoti i Ermal Mamaqit, Rama sulmon mediat: Nuk është shtëpia ime

Postimin e parë në Twitter për vitin 2019, Edi Rama e ka bërë për të sulmuar mediat. Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas lajmit të publikuar në disa media sa i takon oxhakut me rreze lazer, i cili shfaqej pas krahëve të Ramës në spotin e emisionit të Ermal maraqit.

Rama shkruan se as oxhaku dhe as shtëpia nuk janë të atij por janë ambientet e ateliesë së mikut të tij qeramist.

“Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit🤮Eh,ja që s'është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese🖕”, shkruan Rama.

Të fundit