Flash News

KRYESORE

Ozil i akuzoi për racizëm, Kroos: Ai fliste budallallëqe

Ozil i akuzoi për racizëm, Kroos: Ai fliste budallallëqe

Futbollisti i Kombëtares gjermane,Toni Kroos, ka kritikuar Mesut Ozilin pas akuzave për racizëm të turko-gjermanit ndaj Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) .

Kroos është shprehur në një intervistë për “Bild” se mënyra se si Ozil dha dorëheqjen nuk ishte e duhura dhe se deklaratat e tij ishin kthyer në budallallëqe.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka racizëm brenda kombëtares dhe Ozil ishte shembull i kësaj.

“Mënyra se si e dha dorëheqjen nuk ishte ajo e duhura. Deklaratat për gjëra që nuk ishte të nevojshme t’i referohej u kthyen në budallallëqe. Mendoj se ai e di mirë që nuk ka racizëm brenda kombëtares dhe brenda DFB-së. Përkundrazi, gjithmonë e kemi mbështetur diversitetin dhe integrimin. Ozil ishte shembull i kësaj”, u shpreh mesfushori i Real Madrid.

Kroos bëri të ditur se e ardhmja e tij në Kombëtaren gjermane do të jetë e sigurtë, të paktën deri në Evropianin e vitit 2020.

Të fundit