Flash News

KRYESORE

Ozil u përgjigjet kritikëve: Pse nuk këndova himnin ndaj Meksikës

Tifozët gjerman nuk e pritën mirë gjestin e mesfushorit Mesut Ozil, i cili nuk këndoi himnin gjatë ndeshjes së parë kundër Meksikës.

Megjithatë, lidhur me këtë ‘incident’ ka reaguar vetë mesfushori që luan me Arsenalin, duke shpjeguar se si praktikues i fesë islame, gjatë këndimit të himnit, ai lutet.

“Që kur kam qenë në shkollë fillore kur këndohej himni, unë kam praktikuar të lutem. Edhe tani ndodh e njëjta gjë, nuk e këndoj himnin pasi praktikojë të lutem. Nuk mendoj se është e drejtë të kritikohem për këtë gjë”, u shpreh mesfushori i Arsenalit për ‘TZ’.

Ozil është kritikuar edhe për mos angazhim në ndeshjen e parë të Gjermanisë në Kampionatin Botëror kur u mposhtën nga Meksika 0-1.

Në ndeshjen e ardhshme, ekipi i Joakim Lov do të ndeshet me Suedinë.

Të fundit