Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pa Amerikën, a do të munden europianët ta marrin vetë në dorë sigurinë e tyre?
Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit, Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania, flitet për rreth 9.500 GI-s, kjo temë ka përfshirë të gjitha nivelet e politikës në Gjermani. Kryetarë bashkish në rajone janë të shqetësuar për dobësimin strukturor të rajoneve të tyre, ministri i Jashtëm gjerman i trembet dobësimit të mëtejshëm të marrëdhënies gjermano-amerikane dhe strategë ushtarakë pyesin veten, se çfarë do të thotë ky vendim për arkitekturën e sigurisë në Europë. Në fund të fundit, Gjermania është vendi kryesor i strategjisë së mbrojtjes te SHBA në Europë, dhe vend ku janë stacionuar armë atomike amerikane, që në rast nevoje transportohen nga avionë gjermanë në destinacion.
„Se ku do të shkojë ky udhëtim dhe çfarë boshllëqesh sigurie krijohen është tërësisht e paqartë", thotë zëvendëspresidenti i fondacionit German Marshall Fund në Berlin, Thomas Kleine-Brockhoff. Ai thotë, se nuk dallon në moment fitues nga ky vendim. Madje as fqinja e Gjermanisë, Polonia, që shpreson për shtim të kontigjentit amerikane në vend. Dobësimi i marrëdhënieve SHBA - Gjermani dëmton të gjithë Europën, thotë Kleine-Brockhoff, gjë që e kanë regjistruar edhe vendet qendrore dhe ato lindore në Europë. E megjithatë Europa duhet të gjejë përgjigje për tërheqjen e amerikanëve.
Siguria e Europës pa Amerikën
"Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi", thotë politikani i CDU-së, Roderich Kiesewetter, deputet në Bundestag. Ai përsërit me këtë një kërkesë të njohur, por se ç'pamje do të ketë kjo përgjegjësi, politika gjermane e lë të hapur. Do të ketë më shumë angazhim në një vatër krize për të lehtësuar SHBA që duket se në të ardhmen do të fokusohet tek rivalja aziatike, Kina? Apo presioni nga SHBA do të bëjë që Gjermania më në fund t'i përgjigjet kërkesave dhe do rrisë në mënyrë masive shpenzimet për mbrojtjen?
[caption id="attachment_392136" align="alignleft" width="699"]
Trump i pakënaqur me Gjermaninë për shpenzimet e pakta të mbrojtjes[/caption]
Eksperti i politikës së jashtme, Kleine-Brockhoff rekomandon pikërisht këtë. „Republika Federale ka treguar në krizën e refugjatëve e në krizën e Coronës tani, se ajo mund ta mbushë dorën me shuma të mëdha", thotë ai. Apo do të ishte e mundur për Gjermaninë edhe një ndryshim paradigme? Orientimi tek një Europë që mund të garantojë sigurinë e saj pa Amerikën, si konsekuenca e fundit.
Oferta të vazhdueshme
Nëse kjo e fundit do të ndodhej në listën e fshehtë të dëshirave të politikanëve gjermane, atëherë pasoja do të ishte rritja e peshave ushtarake në BE, Paris, Berlin. E do të vendoste në qendër sërish një pyetje të pakëndshme për Gjermaninë: qëndrimin ndaj armëve atomike. Kërcënimi atomik konsiderohet si siguracioni i fundit për pavarësinë shtetërore.
Republika Federale qëndron prej dekadash në mburojën mbrojtëse atomare të NATO-s e me këtë edhe të SHBA. Nëse Europa duhet të tregojë vetë kujdes për mbrojtjen e saj, duhet që të ketë një zëvendësues europian për këtë. Për shembull Franca. Francezëve u kushton shumë të qenit fuqi atomike, "Force de Frappe". Në këtë drejtim ata prej kohësh kanë ruajtur gjithmonë distancë me SHBA dhe NATO-n. Deri sot armët atomike franceze nuk janë të integruara në planet e aleancës së mbrojtjes. Nga ana tjetër ka pasur në të shkuarën gjithmonë përpjekje për ta afruar Gjermaninë me arsenalin atomik francez. Nën presidentin francez, Jacques Chirac madje në vitet 90-të u fol për një ndarje të përgjegjësisë. Nicolas Sarkozy i ka ofruar Merkelit edhe një pjesëmarrje financiare. Por Berlini ka thënë faleminderit duke iu referuar mburojës së SHBA-së.
Oferta e Emmanuel Macron
Në fillim të vitit ishte presidenti francez, Emmanuel Macron që ndërmori një përpjekje të re. Presidenti i ftoi partnerët europianë për një „dialog strategjik" për arsenalin atomik francez. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kramp-Karrenbauer e pranoi ftesën, por pa harruar të theksojë rëndësinë e mburojës atomike amerikane për Gjermaninë. Katër muaj më pas nga dialogu strategjik nuk ka dalë ndonjë gjë e madhe. Që për opinionin ka pak informata, kjo lidhet edhe me sensibilitetin e kërcënimit atomik. „Nëse vihet në pikëpyetje mburoja atomike amerikane dhe pjesëmarrja nukleare amerikane në Europë e diku tjetër, atëherë do të ekzistojë nevoja e shumë fuqive të vogla e të mesme për të qenë vetë fuqi nukleare", thotë Thomas Kleine-Brockhoff. Thjesht dyshimi mund të shkaktojë një zinxhir reagimesh që dhe të bëjë të pasigurtë partnerë dhe rivalë.
[caption id="attachment_392137" align="alignleft" width="700"]
Modeli i avionit gjermano-francez, FCAS[/caption]
Christian Mölling, nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme në Berlin thotë se „do t'i rekomandoja qeverisë të ecë në dy shina. Pra të mbahet hapur mundësia e kalimit tek potenciali francez." Një ndërrim i tillë i korsisë së mbrojtjes kërkon një përgatitje disa vjeçare.
FCAS – hapi i parë drejt ndërrimit të strategjisë?
Një mundësi për të inicuar një zhvillim të tillë mund të jetë avioni luftarak gjermano-francez, FCAS që duhet të zhvillohet deri në vitin 2024. "20 vite për të ndërtuar besimin e një perspektivë të përbashkët nuk janë shumë kohë. Por për një ndërrim drejtimi politiko-shtetëror", analizon Mölling.
Nuk ka përgjigje të thjeshtë për çështjen nukleare, por me gjasë në vitet e ardhshëm, duhet që gjermanët të mësojnë më shumë për mendësinë franceze nukleare. Siguria në Europë pa Amerikën – nëse kjo do të ishte ndonjëherë e mundur – është një çështje dekadash. Por vramendja për këtë, mund të fillojë më herët./ DW
Titulli i mësipërm redaksional*
Titulli origjinal i artikullit: Europa pa Amerikën
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38